Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Faza e parë, me mesatare të lartë golash

Faza e parë është mbyllur duke konfirmuar se goli nuk është më një tabu. Në 45 ndeshjet e para të këtij kampionati janë realizuar 95 gola në total, me një mesatare 2.1 gola për ndeshje. Një statistikë e cila ka vend për përmirësim por që gjithsesi mbetet tregues i një futbolli të orientuar drejt sulmit. Këtë e tregon edhe fakti që transfertat nuk janë më një tabu, pasi nga 33 fitoret e regjistruara në 45 ndeshjet e para, 15 prej tyre janë arritur jashtë fushës. Sigurisht që ky mund të jetë edhe tregues i presionit në rritje tek skuadrat vendase për të marë më të mirën, ndërkohë që termi fusha të egra nuk duket se ekziston më. Brenda pritshmërive janë edhe disa nga futbollistët të cilët janë afruar me bujë në skuadrat e tyre. Elis Bakaj pas aventurës disa mujore tek Vllaznia edicionin e kaluar vijon të jetë protagonist në kampionat, pavarësisht se ka ndryshuar ekip. Me Kukësin ai udhëheq listën e golashënuesve edhe pse pritej që njeriu gol apo më mirë zëvendësuesi i Pero Pejic të ishte azeri Rauf Alijev. Por Bakaj po bën më së miri detyrën duke shënuar në 9 javë 7 gola, një ritëm i lartë për një sulmues të dytë si 30 vjecari. Shpëtim Duro insistoi të mbante në ekip kroatin Tomislav Busic dhe shifrat i japin të drejtë, pasi 31 vjecari nga Spliti është lideri i ekipit dhe ndjekësi më i afërt i Bakajt, me 6 golat e realizuara. Nëse sulmuesi nga kryeqyteti ka 3 nga 7 golat i ka shënuar me penallti, Busic ende nuk ka provuar të gjuajë nga pika e bardhë, duke patur të 6 golat nga aksioni. Tek Skënderbeu pritej që lideri të ishte Ali Sowe por goleadori i momentit është Sabien Lilaj me 5 gola, ndërsa sulmuesi nga Gambia ka realizuar 4 të tillë. Reginaldo dhe Racic e kanë nisur me vonesë kampionatin e tyre, duke qënë se vinin nga një periudhë dëmtimi dhe gjenden në kuotën e 3 realizimeve. Më shumë pritej nga sulmuesit e Luftëtarit, Abazaj dhe Bregu, shkodrani i Kukësit Guri si dhe veteranët e Lushnjes Sefa dhe Canka.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...