Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Faza e tretë / Rriten golat, Partizani në krye, Dinamo pa “shënjestër”

Kampionati është bërë gati për fazën e fundit të këtij sezoni, ndërsa në total, në 27-të javë ose thënë ndryshe në tre fazat e para janë shënuar 300 gola.

Faza e tretë ka pësuar një rritje të lehtë krahasuar me atë të kaluarën, me një total prej 96 golash, kundrejtë 87 në fazën e dytë. Gjithsesi, pavarësisht kësaj rritjeje të lehtë, rekordi mbetet në fazën e parë, me 117 gola të shënuar në nëntë javët e para të kampionatit.

Në fazën e tretë, raundi i cili prodhoi më shumë gola ishte java e 20-të, me 16 gola në pesë takimet e asaj jave.

Skuadra që ka shënuar më shumë në këtë fazë të tretë është Partizani, me kryeqytetasit, të cilët kanë gjetur rrugën e rrjetës 16 herë, duke lënë në vendin e dytë Tiranën me 15 gola në nëntë ndeshjet e fundit.

Progresi i Kastriotit dhe Egnatias në renditje natyrisht ka sjellë edhe një rritje të golave, me të dyja ekipet që renditen pas dy skuadrave të kryeqytetit me 11 finalizime, ndërkohë po me 11 gola e mbylli fazën e tretë edhe Vllaznia.

Në vendin e gjashtë renditet sulmi i Kukësit me 10 gola, ndërsa pas tyre renditet Laçi, me kurbinasit që kanë humbur “shënjestrën”, pasi në nëntë takime kanë shënuar vetëm 8 gola. Teuta dhe Skënderbeu treguan shumë luhatje në fazën e tretë dhe kjo u reflektua edhe te finalizimet, vetëm 6 gola, ndërsa në vendin e fundit pozicionohet sulmi i Dinamos. Ndoshta nuk është surprizë, pasi edhe në renditjen e plotë, pas 27-të javësh, “blutë” e kryeqytetit kanë sulmin më të dobët (14 gola), por në fazën e tretë, Dinamo ka shënuar vetëm 2 gola, një ndaj Skënderbeut me Mihanën që i dha tre pikët e fundit skuadrës së tij dhe një ndaj Vllaznisë në humbjen 2-1 në Shkodër me firmën e Sofranac.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...