Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Faza përgatitore/ Conte lë në shtëpi katër lojtarë, mes tyre edhe blerjen më të shtrenjtë

Antonio Conte ka lënë jashtë grupit katër lojtarë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit udhëtoi drejt Koresë së Jugut për fazën parapërgatitore.

Sergio Reguilon, Giovani Lo Celso, Tanguy Ndombele dhe Harry Winks do qëndrojnë të gjithë në shtëpi, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës fluturoi për në Kore të shtunën në mbrëmje.

Katër lojtarët në fjalë i kushtuan Tottenham-it më shumë se 110 milionë paund gjatë transferimeve, por klubi londinez po mendon që t’i shesë ata këtë verë ose të paktën kështu bëjnë me dije mediet britanike.

Reguilon është ndoshta emri surprizë mes katër lojtarëve që Conte ka zgjedhur të lërë në shtëpi. Mbrojtësi spanjoll ka impresionuar që kur u bashkua nga Real Madrid në vitin 2020, duke bërë 67 paraqitje në të gjitha garat në dy sezonet e tij me “Spurs”.

Lo Celso, nga ana tjetër, i ka pasur më të pakta mundësitë për të luajtur me ekipin e parë të Tottenham dhe u dërgua në huazim te Villarreal në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Klubi spanjoll raportohet se është i interesuar të nënshkruajë me argjentinasin dhe shumë shpejt pritet të nisin edhe negociatat mes palëve.

Harry Winks, produkt i akademisë së Tottenham po ashtu pritet të largohet pas tetë vjetësh si lojtar i “Spurs”.

Ndërkohë, Ndombele do të largohet nga Tottenham, tre vjet pasi iu bashkua klubit për 55 milionë paund nga Lyon. Sipas raportimeve të medieve britanike, francezi ka dështuar t’i përmbushë pritshmëritë që “Spurs” kishin kur e afruan. Francezi mund të kthehet në atdheun e tij, me PSG që thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e mesfushorit.

Përveç katër lojtarëve të mbetur në shtëpi, edhe Joe Rodon do të qëndrojë në Britaninë e Madhe për shkak të problemeve shëndetësore.

 

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...