Kategoria Superiore

Fazë e cunguar për Luftëtarin, Mezani mendon largimin

Luftëtari në kaos. U duk se gjirokastritët lanë pas problemet e së shkuarës, ku rezultatet e fundivitit u shoqëruan me premtimet për rregullimin e situatës si dhe lëvizjet në merkato. Megjithatë, jo gjithçka shkon ashtu sië duhet. Sikur të mos mjaftojë hetimi i UEFA-s për ndeshjet e Europa League, tashmë skuadra nuk po kryen fazën përgatitore.

Vendimi i drejtuesve për të qëndruar në Gjirokastër në këtë periudhë të vështirë ka penalizuar stafin dhe futbollsitët, të cilët janë mbyllur në palestër. I ftohti i madh, por edhe terreni i fortë kanë bërë që trajneri Gentian Mezani të ketë në dispozicion më pak se gjysmën e ekipit, duke ndezur sinjalet e alarmit te bluzinjtë. Madje, burime pranë vetë trajnerit vlonjat bëjnë të ditur se në këto kushte timonieri i Luftëtarit po mendon largimin nga skuadra, që nuk ka zhvilluar as gjysmën e seancave stërvitore të programuara deri më tani.

Kjo është një tjetër faturë dështimi e drejtuesve, që nuk arritën të siguronin të paktën një fazë përgatitore në një qytet më të ngrohtë në Shqipëri, por vendosën të qëndronin në shtëpi, aty ku kushtet e motit janë tepër të vështira. Pikërish kjo situatë ka vënë në dyshime edhe trajnerin Mezani për të vijuar më tej punën me ekipin të cilin arriti në pak javë ta ngjiste nga vendi i fundit drejt zonës së sigurt të mbijetesës.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency