Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FC Helzag shpallet kampion i ‘FSHF Sunday League Albania 11 vs 11’ në Korçë

FC Helzag u shpall kampion i edicionit të dytë të ‘FSHF Sunday League Albania 11 vs 11’ në zonën e Korçës, pasi mundi në finale skuadrën e Qajës me rezultatin e pastër 2-0, në një ndeshje tejet emocionuese. Finalja u zhvillua mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Skënderbeu”, në praninë e qindra tifozëve, të cilët shijuan një ndeshje mjaft të luftuar nga të dyja ekipet, me pjesën e parë të lojës që u mbyll me porta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë, skuadra e Helzag realizoi dy gola, duke siguruar kështu edhe titullin kampion për këtë sezon.

Kjo finale u ndoq nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, si edhe nga kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo. Pas përfundimit të ndeshjes, Presidenti Duka dhe kryetari Filo i dorëzuarn trofeun e kampionit dhe medaljet ekipit të FC Helzag.

Në këtë edicion të dytë të kampionatit të organizuar nga FSHF kishte një pjesëmarrje shumë të madhe ekipesh të regjistruara, me 11 skuadra, të krijuara rishtazi nga futbollistë amatorë, që u regjistruan në fillim të sezonit dhe zhvilluan një garë fantastike e fair-play. Ndeshjet janë drejtuar nga arbitra profesionistë dhe të pranishëm në çdo takim kanë qenë mjekët sportivë, ambulanca dhe shërbim të sigurisë fizike.

Kampionati nisi më 30 shtator dhe u zhvillua i ndarë në dy grupe, A dhe B, ku në grupin A garuan 6 ekipe, ndërsa në grupin B, 4 ekipe. Pas ndeshjeve të luajtura në secilin grup, u zhvillua edhe faza play-off, ku dy skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë në grupin A dhe B u ndeshën me njëra-tjetrën për të siguruar biletën e finales. FC Helzag kaloi në finale, pasi mundi në gjysmëfinale skuadrën e FC Kalaja, ndërsa Qaja mposhti ekipin e Bulgarecit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...