Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Federata e Brazilit, kërkesë FIFA-s: Të mos lejohet aktivizimi i lojtarëve tanë në Angli

Federata Braziliane e Futbollit i ka dërguar një kërkesë FIFA-s për të mos lejuar skuadrat angleze Liverpool, Manchester United, Masnchester City, Leeds dhe Chelsea që të aktivizojnë lojtarët e “Seleçaos”, që nuk u lejuan të udhëtonin drejt Brazilit për eliminatoret e Botërorit, në ndeshjet e radhës të Premier League-s apo në Kupat e Europës.

FIFA-s iu kërkua të zbatonte Nenin 5, që parashikon një periudhë kufizimi midis 10 dhe 14 shtatorit, gjë që do t’i bënte lojtarët të mos dilnin në fushë me ekipet e tyre.

Janë tetë futbollistë brazilianë, që luajnë në Angli, të cilët nuk u lejuan nga klubet respektive që të grumbulloheshin me kombëtaren. Ata janë: Rafinha nga Leeds; Fred i Manchester United; Thiago Silva nga Chelsea; Ederson dhe Gabriel Jesus nga Manchester City; Alisson, Firmino dhe Fabinho i Liverpoolit.

Brazili nuk kërkoi që sulmuesi i Evertonit, Richarlison, të mos lejohet të luajë kundër Burnley-t, të hënën. Federata Braziliane e Futbollit duket se është treguar e butë në këtë rast, pasi Evertoni e kishte lejuar Richarlisonin të merrte pjesë në Lojërat Olimpike, kur rregullat nuk e detyronin.

Më parë, federatat e Meksikës, Paraguait dhe Kilit gjithashtu kishin lëvizur për të parandaluar aktivizimin e Raul Jimenez, Miguel Almiron dhe Francisco Sierralta në fundjavë. Klubet janë informuar nga FIFA dhe tani po vlerësojnë situatën. Presidenti i FIFA -s, Gianni Infantino, më parë i kërkoi qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të sigurojë angazhimin e lojtarëve me përfaqësueset e tyre, edhe nëse do të bëhej fjalë për vende që janë në listën e kuqe sa i përket pandemisë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...