Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Federata e Uruguait e tepron, i pret pagën edhe legjendës Tabarez

Të gjitha kontratat të pezulluara pa afat, që nga ajo e Oscar Tabarezit tek punonjësi i fundit. Ky është vendimi i marrë nga Federata Uruguaiane e Futbollit për shkak të krizës që ka shkaktuar pandemia e Koronavirusit.

Në fakt, kjo masë drastike ngjan më shumë me një pushim nga puna, si rrjedhojë e ndërprerjes së aktiviteteve sportive për shkak të COVID-19.

“Komiteti Ekzekutiv informon se, për shkak të krizës shëndetësore, që ka sjellë ndërprerjen e të gjithë aktivitetit futbollistik, është e detyrueshme marrja e një serie masash të vështrira, për të mbrojtur funksionimin e institucionit në të ardhmen,” njoftoi me një qëndrim zyrtar qeveriu e futbollit të vendit amerikano-jugor. Vendimi prek “të gjitha kontratat e jashtme në të gjitha kategoritë.” Do të mbeten siç janë vetëm kontratat për “shërbimet thelbësore për nevojat bazë të institucionit.”

Sipas medive në Uruguai, masat prekin rreth 400 persona, duke përfshirë edhe veteranin Tabarez (73 vjeç), trajneri i përfaqësueses nga viti 2006.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...