Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Federata ruse apelon vendimet e FIFA-s dhe UEFA-s, vendos CAS

The castel hosting the Court of Arbitration for Sport (CAS-TAS) is seen during the hearing of the Swiss football club FC Sion on November 24, 2011 in Lausanne. The FC Sion is in dispute with the European football's governing body UEFA after it was thrown out of the Europa League for fielding ineligible players. AFP PHOTO / FABRICE COFFRINI (Photo credit should read FABRICE COFFRINI/AFP/Getty Images)

Ekipet ruse dhe kombëtarja e këtij vendi do të mbeten jashtë të gjitha garave të organizuara nga FIFA. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) i është përgjigjur kërkesës së Federatës Ruse të Futbollit për pezullimin e masës së përjashtimit të nisur si nga FIFA ashtu edhe nga UEFA, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga vetë CAS.

CAS vendosi mëngjesin e sotëm pro FIFA-s dhe UEFA-s, duke hedhur poshtë kërkesën e federatës ruse, që kërkonte pezullimin e vendimeve të institucioneve në fjalë deri në një vendim përfundimtar në lidhje me këtë çështje.

“Presidenti i Divizionit të Arbitrazhit të Apelit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) hodhi poshtë kërkesën e paraqitur nga Federata Ruse e Futbollit për të pezulluar, për kohëzgjatjen e procedurave të CAS, ekzekutimin e vendimit të Këshillit të FIFA-s për eliminimin e të gjitha ekipeve dhe kombëtares ruse nga pjesëmarrja në garat e saj deri në njoftimin e mëtejshëm. Si rezultat, vendimi i kontestuar mbetet në fuqi dhe të gjitha skuadrat dhe klubet ruse vazhdojnë të pezullohen nga pjesëmarrja në garat e FIFA-s. Procedurat e arbitrazhit të CAS janë duke vazhduar. Një panel arbitrazhi është duke u ngritur dhe palët po shkëmbejnë raportet me shkrim. Nuk është caktuar ende seancë dëgjimore”-bëri me dije CAS.

Këto sanksione ndaj Rusisë u vendosën pas nisjes së pushtimit të Ukrainës dhe nuk dihet sesa do jetë kohëzgjatja e tyre.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...