Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Federer e mbyll me humbje/ Nadal, kolegët dhe publiku i dhurojnë lamtumirën e ëndrrave!

Tashmë nuk ka më kthim pas! Roger Federer luajti mbrëmjen e së premtes ndeshjen e fundit zyrtare në tenis, duke i dhënë lamtumirën sportit që i dhuroi aq shumë e që e shndërroi në një ikonë në mbarë botën.

Sfida e fundit për zvicerianin ishte tejet speciale pasi bëhej fjalë për një ndeshje dyshe dhe ai bashkëpunoi me rivalin dhe një nga miqtë e tij më të mirë, Rafael Nadal. Në fakt, dyshja europiane e turneut Laver Cup, e humbi sfidën me shhifrat 2-1 ndaj dyshes amerikane, Jack Sock dhe Frances Tiafoe.

Megjithatë, disfata e fundit në karrierë, nuk kishte kurrsesi shans të prishte atmosferën e krijuar në Londër, aty ku i gjithë publiku përshëndeti Federer, e po njëjtë bënë edhe kolegët e tij ku spikasnin Tsitsipas, Djokovic, Berretini, Casper Ruud apo edhe Murray.

Sigurisht mes emocioneve të mëdha teksa organizatorët u kujdesën edhe për të kujtuar momentet më speciale të Federer gjatë karrierës së tij, 41-vjeçari nuk mundi të mbante lotët, ashtu si edhe Nadal që u prek tejmase nga lamtumira e mikut të tij.

E sigurt është se tashmë tenisi pa Roger Federer nuk është më i njëjti, me zvicerianin që konsiderohet si një nga më të mirët e këtij sporti me 20 tituj Grand Slam, teksa përveç titujve, 41-vjeçari është dalluar teknikën e lartë si dhe klasin që e shoqëronte gjithnjë në fushë, por edhe jashtë saj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...