Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Federer i jep lamtumirën Wimbledonit në çerekfinale

Eksperienca e Roger Federer në turneun e Wimbledonit ka zgjatur deri në fazën çerekfinale. Tenisti zviceran u eliminua sot nga afrikano-jugori Kevin Anderson, i cili fitoi me rezultatin 2-3.

Sfida mes të dyve zgjati plot 4 orë e 17 minuta, ndërsa veçanërisht seti final u kthye në një betejë të vërtetë. Zvicerani fitoi dy setet e para, 6-2, 7-6, por afrikano-jugori, që mban vendin e tetë në renditjen botërore, rihapi sfidën në setin e tretë, kur fitoi me rezultatin 5-7.

Seti i katërt shkoi 4-6 në favor të Anderson, ndërsa seti final u fitua nga afrikano-jugori me rezultatin 11-13, pas rreth 1 ore e 30 minuta. Anderson i bashkohet kështu Djokoviçit në gjysmëfinale, ndërsa aktualisht po zhvillohen dy sfidat e tjera çerekfinale

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...