Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Federer i sigurt për vendimin: U ktheva në Wimbledon, por s’kisha dëshirë të luaja

Roger Federer doli në pension në fund të vitit 2022 dhe u kthye në Wimbledon në korrik për të parë ndeshjen midis Elena Rybakina dhe Shelby Roger.

Në një intervistë për “Wall Street Journal”, 42-vjeçari zviceran ka rrëfyer se nuk kishte dëshirë të konkurronte.

“Kur u ula në Royal Box në Wimbledon, babai im ishte pranë meje dhe më pyeti nëse nuk kisha dëshirë të kthehesha në fushë. Unë i thashë menjëherë jo. U ktheva në Wimbledon dhe nuk më pëlqente të luaja.

Lexoni edhe:

Jam i qetë me vendimin tim. U ndjeva i lumtur që shijoja tenisin”, ka theksuar ai.

“Jam ende në fazën e rikuperimit. Kam pasur shumë probleme me gjunjët, ndaj jam duke u rikuperuar vazhdimisht. Nuk kam qenë në gjendje të bëj shumë ushtrime kardio. Kryesisht bëj bodybuilding, stërvitje forcash, muskuj të barkut dhe kuadriceps. Unë kam një fizioterapist, me të cilin kam punuar për shtatë vjet dhe takohemi katër herë në javë. Bëj trajtime, masazhe, shtrirje dhe disa ushtrime”, shtoi ai.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...