Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Federer kap finalen në Dubai, një fitore larg titullit të 100 ATP!

Roger Federer vetëm një fitore larg titullit të 100 ATP në karrierë. Në Dubai 37-vjecari zviceran zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke i dhënë një leksion të mirëfilltë tenisi kroatit Borna Coric, që është pothuajse 16 vjet më i ri në moshë sesa veterani helvet. Në gjysmëfinale në turneun e përvitshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe numri 7 i botës e theu plot katër herë në shërbim 22-vjecarin Coric, që në krahun tjetër humbi takimin pa krijuar asnjë mundësi për break. Borna Coric e filloi takimin duke fituar game-n hapës, sidoqoftë që nga ai moment Roger Federer dominoi shkëmbimet dhe madje pati mundësinë për ta mbyllur setin me rezultatin e thellë 6-1, por numri 13 i botës anuloi dy mundësi për setin kur shërbente vetë, në shifrat 15-40. Në setin tjetër muzika nuk ndryshoi, sepse tenisti nga Bazeli kryesoi pa humbur kohë 2-0, gjithsesi Roger nuk u mjaftua thjesht me administrimin e avantazhit por e theu kundërshtarin sërish në servis, për të përfunduar gjithë takimin me rezultatin e thellë 6-2, 6-2, në dicka më tepër se një orë lojë. Coric kishte fituar dy përballjet e fundit ndërmjet tyre, madje në harkun e tetë muajve të fundit, në gjysmëfinalen e Mastersit të Shangait si dhe në finalen e Halles, që përbën njëherësh edhe suksesin e vetëm në turnetë 500 për tenistin kroat, sidoqoftë me këtë triumf Roger tashmë kryeson 3-2 bilancin mes tyre.

Me 180 pikët e fituara javën e ardhshme Borna Coric do të rikthehet në vendin e 12 në renditjen botërore, ndërkaq Dubai për Federerin përfaqëson një ndër turnetë më të suksesshëm në karrierë për tenistin zviceran, që në këtë pjesë të Gjirit Persik ka fituar 7 nga 9 finalet e zhvilluara. Veterani nga Bazeli do të kërkojë ditën e shtunë trofeun e 22 500-sh në karrierë, për t’u shkëputur me dy tituj më shumë sesa ndjekësi i tij më i afërt Rafael Nadal dhe në finale mjeshtri helvet do të masë forcat me Stefanos Tsitsipas, që eliminoi në gjysmëfinalen tjetër francezin Gael Monfils. 32-vjecari parizien numëronte tetë fitore radhazi, periudhë ku Monfils triumfoi në Rotterdam dhe natyrisht numri 23 i botës konsiderohej edhe si një ndër tenistët më në formë në këtë pjesë të sezonit, megjithatë 20-vjecari grek i përmbysi disavantazhin e një seti dhe të një game me break, për të kryesuar tashmë 2-1 bilancin e përballjeve ndërmjet tyre. Vetëm tre javë më herët në Sofie Monfils e fitoi sfidën mes tyre në fazën cerekfinale 2-0, sidoqoftë edhe në Dubai tenisti parizien pati mundësinë për të mbyllur llogaritë në vetëm dy sete, teksa kryesonte 3-1 në setin e dytë, pasi kishte marrë të parin me shifrat 6-4. Që nga ai cast tenisti helen ktheu disavantazhin, duke i anuluar kundërshtarit madje edhe katër mundësi për break shumë pranë fundit të setit final, për të përmbysur gjithcka në dy sete me tie break. Stefanos Tsitsipas që javën e kaluar triumfoi në Marsejë, me këtë sukses tani krenohet me 8 fitore rresht dhe falë 300 pikëve të siguruara në Dubai 20-vjecari nga Athina bëhet i pari sportist grek që hyn në dhjetëshen e tenistëve më të mirë të botës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...