Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Federer magjik, eliminon Berdych dhe siguron gjysmëfinalen në Australian Open

Roger Federer kualifikohet në gjysmëfinale të Australian Open. Tenisti zvicëran mposhti pastër 3-0 me sete, 7-6, 6-3, 6-4, Tomas Berdych, duke iu afruar edhe më shumë trofeut në Grand Slamin e Melbourne.

Federer vuajti jo pak në setin e parë, të cilin e nisi duke humbur që në gejmin e parë në shërbim. 2-0 për Berdych dhe gjithçka dukej e vështirë për zvicëranin, që gjithsesi arriti të rikuperonte gejmin e 9-të me shërbimet e kundërshtarit, për të triumfuar 7-1 në “tie break”, falë eksperiencës së tij.

Seti i dytë pati më pak histori. Federer u tregua gjithmonë i saktë në shërbim, duke e thyer çekun në gejmin e 8-të. Edhe ky set u mbyll në favor të 37-vjeçarit 6-3. Berdych u shfaq i pasigurt edhe në setin e tretë, të cilin Federer e fitoi 6-4, pa i lënë asnjë set 32-vjeçarit. Rruga drejt finales për Federer duket e hapur, pasi në gjysmëfinale do të përballet me numrit 58 në botë, koreanin Chung.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...