Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Federer nuk dorëzohet, zbulohet data e rikthimit të tij?

“Do të surpizohesha nëse do t’ja dilja të luaja verën e ardhshme, në Wimbledon”. Roger Federer nuk fikson ende një datë për tikthimin e tij, dhe madje as nuk krijon iluzione në lidhje me pjesëmarrjen e tij në turneun e tijtë preferuar. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Federer ka konfirmuar se nuk ka mundësi ta shohim në fushat e tenisit në Australian Open, në fillim të vitit të ardhshëm pasi u shpreh, “Kjo as nuk diskutohet. Që para operacionit e dinm se do të ishte i nevojshëm një muaj pushim” – deklaroi kampioni i tenisit duke shtuar, – Sipas mjekëve mund të filloj të vrapoj në janar dhe të kthehen në fushë në fillim të vitit të ardhshëm, por gjërat mund t’i shohim më me qetësi nga pranvera”.  Federer, fitues i 20 titujve Grand Slam, shtoi madje se dëshiron të shohë nëse do të mund të kthehet edhe për një herë të fundit në tenisin profesionist.

Federer po punon për t’u rikuperuar nga ndërhyrja e tretë në gjurin e djathtë në një vit e gjysmë. Në operacionin e fundit u përfshi edhe menisku i brendshëm. Natyrisht që objektivi parësror është që të rikthehet në formë për një jetë normale, ndërkohë që Federer u shpreh, “për sa i përket ambicieve sportive, dua të shoh edhe një herë se çfarë mund të arrij si tenist prefesionist, por nuk ka data. Nëse e mer seriozisht nuk ka shumë ndryshim nëse do të kthehem në 2022 apo në 2023 në moshën 40 apo 41 vjeçare. Nuk ka rëndësi. Për të qenë të qartë. Bota ime nuk do të shembet nëse nuk do të luaj më një finale të një Grand Slam-i, por ëndrra ime e fundit është që të kthehem në fushë”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...