Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Federer pritet si hero në Zvicër, me qindra fansa në aeroport (video)

Roger Federerit iu rezervua një pritje madhështore nga fansat e tij në aeroportin e Zyrhit pas suksesit në Australian Open, ku 36-vjeçari fitoi turneun e 20-të slam në karrierë. Tenisti më i madh i të gjitha kohërave ishte i detyruar të përshëndeste turmën, teksa mbante në dorë trofeun e turneut të Melbourne. Një moment ideal për disa nga fansat për të shkrepur një foto me legjendën e tenisit.

“Nuk e kisha imagjinuar se do të fitoja 20 trofe grand slam në karrierë. Arrita të mbroj titullin fituar vjet, gjë që nuk e realizoja prej një dekade. Kam punuar shumë por edhe kam patur fat, shumë lodhje dhe emocione. Në fakt më shumë emocione po përjetoj edhe këtu, në vendlindjen time, mes këtyre njerëzve që kanë dalë për të festuar me mua. Kjo më jep më shumë gëzim e dëshirë për të vijuar të luaj”.

Në finalen e Melbourne Federer mposhti 3-2 me sete tenistin kroat Marin Cilic.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...