Tenis

Federer rikthehet pas më shumë se një viti, mposht pa problem Evans

Roger Federer u rikthye në fushat e lojës me fitore, teksa mundi në Katar në tre sete mikun e tij Daniel Evans. Takimin e fundit tenisti legjendar zviceran e kishte zhvilluar më 30 janarin e vitit 2020, në “Melbourne Park” në fazën gjysmëfinale, ku veterani helvet u mund 7-6, 6-4, 6-3 nga Novak Djokovic, pikërisht tenisti më i suksesshëm në gjithë historinë e Slam-it Australian. Kjo ishte ndeshja e parë në afërsisht 14 muaj për 39-vjeçarin nga Bazeli, sepse siç dihet sikur të mos mjaftonte pandemia e koronavirusit Roger Federer u tërhoq nga të gjitha aktivitetet, për shkak të një dëmtimi.

Roger është tenisti më i suksesshëm në historinë e Qatar Open dhe në fakt Federeri ka triumfuar plot 3 herë në Doha, në vitet 2005, 2006 e 2011. Kampion në fuqi në kryeqytetin e Katarit është tenisti rus Andrey Rublev, që sezonin e kaluar mposhti në finale në vetëm dy sete francezin Corentin Moutet. Këtë radhë 23-vjeçari moskovit mban numrin 3 të turneut, pas emrave të tillë si Dominic Thiem dhe Roger Federer, e këta janë edhe sportistët që pritet të nxjerrin tenistin fitues në edicionin e 29 të Qatar Open, duke patur parasysh që 2 herë fituesi i këtij turneu, numri 1 i botës Novak Djokovic këtë herë ka preferuar për të mos marrë pjesë. Roger tregoi një formë të mirë, duke patur parasysh që kundërshtari I tij pozicionohet në vendin e 28, në klasifikimin e përgjithshëm ATP.

Në setin hapës dy tenistët ruajtën radhën e shërbimeve, e për rrjedhojë llogaritë e setit të parë u mbyllën në tie break. Në lojën përcaktuese të setit hapës, pasi i anuloi një mundësi për setin tenistit britanik veterani zviceran ia doli mbanë për të fituar setin e parë me set point-in e tretë në dispozicion. Pasi mori këtë set me rezultatin 10-8 në tie break 39-vjeçari helvet u thye në servis në game-n e katërt të setit pasardhës dhe 30-vjeçari nga Birminghami ekuilibroi takimin, duke fituar 6-3. Në game-n e shtatë të setit final numri 6 në rruzull I anuloi dy mundësi për break tenistit nga West Midlands dhe më pas pikërisht atëherë kur të gjithë prisnin një tjetër tie break Federeri i rrëmbeu shërbimet tenistit anglez, për të triumfuar me shifrat 7-5.

Një ndeshje impenjative dhe tepër e lodhshme, që zgjati pothuajse dy orë e gjysmë, sidoqoftë në fund në “Khalifa Tennis Complex” Roger deklaroi se e mbylli takimin duke ndjerë dhimbje. Fituesi i 20 trofeve Slam në karrierë konsiderohet si tenisti favorit, për të triumfuar në krahun e poshtëm të shortit, në turneun e përvitshëm që zhvillohet në këtë pjesë të Gjirit Persik. Ky aktivitet përgjithësisht organizohet në ditët e para të muajit janar, ndërsa këtë radhë gjithçka u shty, për shkak të zhvillimit në këtë anë të Lindjes së Mesme të ndeshjeve kualifikuese, të vlefshme për Australian Open, që këtë herë u zhvilluan në këtë pjesë të globit. Një kthim shumë i rëndësishëm mbi të gjitha në aspektin psikologjik, pas plot 405 ditëve, për numrin 6 në planet, që kërkon të provojë veten menjëherë në nivelet më të larta.

Pas një mungese pothuajse 14-mujore dhe dy operacioneve në gju Roger Federer ia doli mbanë në këtë mënyrë për t’u kualifikuar për në fazën çerekfinale të turneut të Doha-s dhe veterani helvet deklaroi pa humbur kohë se u ndje vërtet shumë mirë për rikthimin e tij dhe fitoren. Roger tha se për të nuk ishte shumë i rëndësishëm rezultati. Federeri shtoi se gjëja më e rëndësishme për të tani është të kuptojë se si do të ndihet në ditët në vazhdim, apo pas gjashtë muajve, në mënyrë që të mësojë forcën e vërtetë, pasojat dhe limitet e trupit të tij.

Roger vlerësoi ndeshjen shumë të mirë dhe freskinë fizike të mikut të tij Dan Evans, sidoqoftë në fund ai shpjegoi se u ndje shumë mirë për nivelin e shfaqur në fushën qendrore të këtij kompleksi. Kjo është fitorja e 1.243 në karrierë për Federerin, në ATP Tour dhe sa për të bërë një krahasim mund të thuhet se për një makinë që ka qëndruar e parkuar dhe nuk është përdorur për afërsisht 14 muaj, motori u mbajt mirë dhe punoi në mënyrë të shkëlqyer, për më tepër 39-vjeçari nga Bazeli e regjistroi një sukses të tillë ndaj një tenisti që është 10 vjet më I ri dhe që pozicionohet brenda 30 më të mirëve të botës

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency