Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Federer triumfon në Shtutgart, merr sërish ‘fronin’ në ATP

Roger Federer shënoi emrin në “librin e artë” të turneut të Shtutgartit dhe pasi mposhti në vetëm dy sete kanadezin Milos Raoniç. Veterani zviceran koleksionoi kështu titullin e 98 në karrierë. 36-vjecari nga Bazeli preferoi për të qëndruar 11 javë jashtë fushave të lojës, duke hequr dorë plotësisht nga sezoni në dhe të kuq, megjithatë me të startuar ndeshjet në fushat me bar, Roger Federer u rikthye fuqishëm, duke fituar trofeun e tretë sezonal, pas titujve në Australian Open dhe Rotterdam.

Numri 2 i botës mundi pa shumë probleme 27-vjeçarin me origjinë malazeze, për të siguruar titullin e parë në “Mercedes Cup” dhe të 18 gjithsej në karrierë në këtë lloj sipërfaqe. Roger kryesonte 10 – 2 bilancin e përgjithshëm ndërmjet tyre, por tenisti kanadez e pati thyer Federerin dy vjet më parë në pesë sete, në fazën gjysmëfinale në Wimbledon, sidoqoftë këtë herë në Shtutgart tenisti zviceran siguroi të vetmin break të takimit në game-n e tretë, për të mbyllur në diçka më shumë se gjysmë ore lojë setin hapës.

Në setin e dytë tenistët nuk patën asnjë mundësi në shërbimet e kundërshtarit, kështu që gjithçka përfundoi me tie break dhe Roger Federer mbylli gjithë ndeshjen me rezultatin 6-4, 7-6. Për tenistin helvet kjo ishte fitorja e 16 radhazi në fushat me bar, ku përfshihen natyrisht edhe trofetë e siguruar vitin e kaluar në Halle dhe All England Club. Sa për statistikë Roger ka fituar treçerekun e finaleve të luajtura në fushat me bar, duke përmirësuar bilancin e tyre në 18-6, por gjithsesi edhe ato 6 humbje janë pësuar në të gjitha rastet nga tenistë që për kohën pozicionoheshin në dy vendet e para në klasifikimin e përgjithshëm ATP.

Kurioz është fakti që në dy edicionet e fundit në Shtutgart, Federer ishte eliminuar nga kundërshtarë të tillë si Dominic Thiem dhe Tommy Haas, duke shpërdoruar mundësi në të dy rastet për të fituar ndeshjet. Roger Federer përfitoi nga turneu i Shtutgartit 250 pikë dhe një cek prej 117.000 eurosh, sidoqoftë vlen të theksohet gjithashtu fakti se që pas suksesit në gjysmëfinale ndaj australianit Nick Kyrgios, “Mbreti” i këtij sporti u rikthye për herë të tretë në fron për vitin 2018, duke këmbyer sërish vendin me spanjollin Rafael Nadal, kështu që të hënën në mesditë 36-vjeçari zviceran do të rimarrë përsëri vendin e parë në renditjen ATP.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...