Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Federohet Sowe, ndaj Dinamos gati edhe Jashanica e Xhejms

Në takimin me historinë, në ndeshjet “play off” përballë Dinamos së Zagrebit do të luajë Skënderbeu më i mirë. Madje i përforcuar, pasi korçarët do të kenë në fushë edhe blerjen e bujshme të verës, Ali Sowe. Sulmuesi i huazuar nga Chievo do të luajë prej ndeshjes së parë më 17 Gusht, në duelin që do të zhvillohet në kryeqytetin kroat. 23-vjeçari nga Gambia u la jashtë sfidës me Mladá Boleslav, në mënyrë që të gjente formën optimale dhe të përshtatej me ekipin e ri.

Pas stërvitjeve të para, Soëe ka treguar se gëzon gjendje të mirë fizike, ndërsa adaptimi po ecën me ritme të mira. Përveç stërvitjeve intensive, sulmuesi ka luajtur edhe dy ndeshje brenda grupit, duke shënuar edhe një gol. Në anën tjetër, për përballjen me Dinamon e Zagrebit nuk ka alarm dëmtimesh. Lilaj, Latifi, Jashanica e Xhemjs vazhdojnë stërvitjen me grupin, ndërsa stafi teknik i Skënderbeut vendosi që prej ngarkesës së lart fizike ti linte pushim në lojën e kontrollit.

Dy mesfushorët dhe mbrojtësi Jashanica do të përgatiten normalisht nën urdhërat e trajnerit Daja, ndërsa Xhejms do të vijojë periudhën e rikuperimit nga shqetësimi me muskujt e barkut. Megjithatë, shanset janë të mëdha që sulmuesi nigerian të jetë gati për ndeshjet e fazës “play off”, ku Skënderbeu do të provojë të realizojë një tjetër arritje historike, për tu kualifikuar në fazën e grupeve të Europa League.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...