Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Felipe Anderson lajmëron largimin nga Lazio: Sezonin e ardhshëm do ndjek një rrugë tjetër

Felipe Anderson ka njoftuar largimin nga Lazio në fund të këtij sezoni.

Mesfushori brazilian e bëri publik këtë vendim përmes rrjeteve sociale, ku shkruan se duke qenë se nuk arritën një marrëveshje për rinovimin e kontratës, atëherë ai ka vendosur që të ndjekë një rrugë tjetër.

Lexo edhe:

“Në respekt për Lazion dhe të gjithë njerëzit e tij që më kanë mbështetur gjithmonë, ju informoj se nuk kam arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me klubin dhe për këtë arsye do të ndjek një rrugë tjetër sezonin e ardhshëm. Gjithmonë kam treguar me fakte për profesionalizmin tim dhe përkushtimin tim ndaj Lazios, ndaj ju siguroj se do të vazhdoj të përkushtohem deri në ditën e fundit të kontratës sime për të nderuar këtë fanellë”-shkruan Anderson.

Felipe Anderson do t’u thotë lamtumirë tifozëve të Lazio-s pas gjithsej tetë sezonesh, në dy periudha të ndryshme, nga viti 2013 në 2018 dhe nga 2021 deri më sot.

Ndërsa sipas raportimeve të medieve italiane me shumë mundësi e ardhmja e mesfushorit do të jetë në Brazil te Palmeiras.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...