Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Felix, prioritet për Man. United, brenda 48 orësh me ofertë tjetër për portugezin, Benfica i vë çmimin

Manchester United ka intensifikuar negociatat me Atléticon e Madridit me synim afrimin e portugezit João Félix dhe tashmë është në dijeni të kërkesave të klubit spanjoll. “Djajtë e kuq” ofruan 3.5 milionë euro për të garantuar huazimin e portugezit për gjashtë muajt e ardhshëm, si dhe do t’i paguanin të plotë pagën.

Një skenar i refuzuar nga Atlético, që vendosi kushtet e saj: 10.7 milionë euro për huazimin dhe një klauzolë të detyrueshme blerjeje, të vendosur në shumën 80 milionë euro (sipas gazetës Mirror).

Man. United mësohet se e ka përparësi nënshkrimin e Félix dhe brenda 48 orëve të ardhshme do të bëjë një ofertë më të përshtatshme.

Arsenali gjithashtu ka shprehur interes për lojtarin dhe këtë të diel dhe ka kërkuar takim me Jorge Mendezin, përfaqësuesin e 23-vjeçarit, për të kuptuar pozicionin e tij.

João Félix u transferua nga Benfica tek Atlético e Madridit në korrik 2019 për 126 milionë euro. Ky transferimi më i shtrenjtë i një futbollist nga një klub portugez.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...