Federico Valverde është penduar për goditjen me grusht ndaj Alex Baena në ndeshjen Real Madrid-Villareal (2-3). Mesfushori uruguaian nuk u përplas për herë të parë me 21-vjeçarin e “nëndetëses së verdhë”.
“Qahesh kot sepse fëmija yt nuk do të lindë”, ishin fjalët e rënda të Baena. Valverde nuk harroi dhe në takimin e fundit ndaj Villarealit u grric sërish me sulmuesin anësor, të cilin e goditi me grusht.
Lexo edhe:
- Kërcënohen arbitrat, shtyhet ndeshja e Superiores
FOTO/ Shtyhet ndeshja prej kërcënimeve ndaj arbitrave, reagon menjëherë Bylis - Deklarata e Federatës, reagon klubi i Kastriotit
- Konfirmimi i manipulimit të ndeshjes, Laçit i lind e drejta të pretendojë!
24-vjeçari, gruaja e të cilit është shtatzënë, reagoi shkurtimisht në lidhje me veprimin e kryer. “Jo, nuk dua të flas për këtë ngjarje. Më vjen keq për çfarë ndodhi. Kërkoj ndjesë”, deklaroi Valverde.
Ndërkohë, lojtari i Villarealit zgjodhi të fliste nëpërmjet rrjeteve sociale: “Jam shumë i trishtuar për agresionin që pësova pas ndeshjes. Jam i befasuar nga fjalët që thuhen për mua. Janë të pavërteta”.
