Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Femra/Botërori i Japonisë, finalja e madhe Itali-Serbi

Do të jetë Itali-Serbi finalja e madhe e Kampionatit Botëror në volejboll për femra që po zhvillohet në Japoni. Në përballjet gjysmëfinale, që u zhvilluan paraditen e kësaj të premteje, Serbia eliminoi me rezultatin 3-1 Holandën, ndërsa Italia iu imponua 3-2 Kinës në një sfidë mjaft të luftuar, që u vendos në setin final.

Në fakt, takimi i parë nuk pati shumë histori. Serbia fitoi setin e parë 25-22, por holandezet arritën të kthenin baraspeshën në setin e dytë, të cilin e bënë të tyrin me shumë vështirësi, 26-28. Por vetëm kaq, sepse Serbia dominoi në dy setet pasardhëse duke i fituar 25-19 dhe 25-23.

Shumë më emocionuese përballja mes Italisë dhe Kinës. Vajzat italiane morën lehtësisht setin e parë 25-19, por u dorëzuan në të dytin 25-21. Seti më i dobët për Kinën ishte i treti, ku përfaqësuesja aziatike arriti të shënonte vetëm 16 pikë, por kinezet duket se e shfrytëzuan për të rikuperuar energjitë, duke triumfuar në të katërtin, pas një loje, maratonë 29-31.

Edhe më emocionues seti final, me pikën finale, atë të 17-ën, që e realizoi Paola Egonu. Italia arrin për herë të dytë në histori, pas atij suksesi në vitit 2002, në finalen e Botërorit.

Serbia, në fakt, është skuadra e vetme që ka arritur të mposhtë Italinë në këtë Botëror, pikërisht në raundit e tretë me rezultatin 3-1.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...