Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Femra/Grumbullim 4-ditor në Durrës, Sinani e Kule vajzat në “sitë”

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u zhvillua konferenca për shtyp e trajnerit të Kombëtares A për femrat, Vioresin Sinani, dhe U-19 të femrave, Maringlen Kule. Të dyja skuadrat do të grumbullohen në Durrës për 4 ditë, deri në datën 28 shkurt 2019.

Në fjalën e tij, trajneri i Kombëtares A të femrave u shpreh: “Mendoj se është momenti i duhur për të zhvilluar këtë grumbullim 4-ditor në qytetin e Durrësit. Kemi grumbulluar futbollistet që luajnë në vendin tonë së bashku me disa vajza që luajnë në Kosovë. Kjo fazë do na shërbejë për të gjetur ndonjë element të ri për ndeshjet kualifikuese. Ekipi që drejtoj ka nevojë edhe për 3-4 elementë të rinj që të konsolidohet siç duhet. Uroj shumë që ashtu si Megi Doçi edhe vajzat e tjera të ekipit përfaqësues të japin më të mirën, sikurse kam bindjen që në eliminatoret e radhës do të zhvillojmë ndeshje të mira. Sa u përket objektivave, mendoj që hap pas hapi të rritim nivelin për të synuar më lart. Sa u përket eliminatoreve në vijim, sidomos në ndeshjet që kemi në Shqipëri, do të luftojmë për rezultate pozitive. ”

Trajneri i kombëtares U-19 për femrat, Maringlen Kule, theksoi:

“Ky grumbullim do të na shërbejë për të mësuar gjendjen e ekipit të vajzave që drejtoj. Duke qenë së grupi eliminator ku do të ndeshemi këtë vit është i fortë, do të mundohemi të punojmë sa më mirë që të marrim rezultate pozitive. Në përfaqësuesen që do të drejtor ka vend për të gjitha vajzat e talentuara që luajnë futboll, kam pritshmëri edhe nga vajzat që luajnë jashtë, që do t’i bashkohen grupit në grumbullimet e radhës. Me ekipin e U-19 është bërë një punë shumë e mirë nga ish-trajneri Dede, i vetmi problem që shikoj tek kjo moshë dhe angazhimi i tyre në futboll është stërvitshmëria në klubet e tyre. Futbolli i femrave po të bëhet një punë e mirë do të vijë në rritje, është shumë e rëndësishme stërvitshmëria e futbollisteve.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...