Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Femra / Kosova, dy miqësore me Maqedoninë në “Adem Jashari”

Krahas grumbullimeve të përfaqësueseve të meshkujve, Federata e Futbollit të Kosovës rëndësi të veçantë po i kushton edhe Kombëtares A të femrave. Kësisoj, Kombëtarja A për femra do të grumbullohet nga data 10 qershor, pasi është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Maqedonisë që të zhvillohen dy ndeshje miqësore. Ndeshja e parë, e cila ishte paraparë të zhvillohet më 12 qershor, do të luhet më 11 qershor, në orën 17.00, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet, ashtu siç ishte paraparë, më 14 qershor, në orën 12.00. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Me qëllim të zhvillimit të futbollit të femrave FFK-ja do të vazhdojë të bëjë grumbullime tjera dhe do të organizojë ndeshje miqësore me rivalë tjerë. Përzgjedhësja Fazlija ka ftuar 23 futbolliste për këto dy ndeshje.

 

Lista e futbollisteve

1. FLORENTINA  KOLGECI (KFF MITROVICA)
2. BESARTA   LECI (VFL SINDELFINGEN LADIES)
3. ILFETE  KRYEZIU (KFF LLAPI)
4. FJOLLA SHALA  (FC BREIOABLIC)
5. GJENIFER  PJTRI  (KFF DUKAGJNI)
6. LIRIDONA  SYLA (KFF MITROVICA)
7. AURORA  BEHLULI (FC ZUERICH)
8. MARIGONA TAHIRI (KFF MITROVICA)
9. EDONA  KRYEZIU (KFF MITROVICA)
10. VALENTINA TERNAVA (KFF KOSOVA)
11. FERIDE  KASTRATI (KFF HAJVALIA)
12. VALENTINA  LIMANI (FC FRANKFURT)
13. BLERTA  SHALA (FC WOlFSBURG)
14. NURTENE  TOPALLI (LUV GRAZ)
15. QENDRESA  BAJRA (KFF MITROVICA)
16. ELONA  SADIKU (FC DUISBURG)
17. VERONA  BERISHA (KFF KOSOVA)
18. LEONORA  EJUPI (WARENDORF)
19. BESJANA  REÇICA (1.FFC RECKLINGHAUSEN)
20. KALTRINA BIQKAJ (KFF HAJVALIA)
21. MIRELA  JAKUPI (AIRE-LE-LIGNON)
22. AURORA  THAQI (SOLBERG)
23. MODESTA  UKA (GRAC)

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...