Kombëtare

Femra/ Lufo dhe Elezi: Në fushë jo inferiore, duam fitoren edhe me Norvegjinë

Kombëtarja Shqiptare e femrave po vijon përgatitjet në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, vajzat kuqezi janë grumbulluar që prej ditës së diel në Durrës dhe po zhvillojnë seanca të plota stërvitore. Në prag të ndeshjes së parë ndaj Norvegjisë, që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, më 25 nëntor, duke nisur nga ora 20:10, Endrina Elezaj dhe Esi Lufo dhanë opinionin e tyre për fshf.org. Të dyja futbollistet e Kombëtares konfirmojnë gjendjen e mirë të skuadrës si dhe vlerësojnë kundërshtaret me të cilat do të përballen, Norvegjinë dhe Kosovën.

Endrina Elezaj shprehet se Norvegjia është një skuadër e fortë, por ekipin tonë mund ta favorizojë fakti që luajnë në shtëpi, ndërsa vlerëson maksimalisht Kosovën, ndaj së cilës pretendohen vetëm 3 pikët.

Gjendja e skuadrës: “Atmosfera paraqitet mjaft mirë. Kemi filluar me stërvitjen, kanë ardhur edhe vajzat nga jashtë. Jemi kompletuar i gjithë ekipi dhe jemi gati.”

Norvegjia: “Pavarësisht se është një konkurrent shumë i fortë, ne mendojmë të marrim pikë maksimale nga të dyja ndeshjet. Na favorizon ndeshja me Norvegjinë që e luajmë në “Air Albania”, ku ndeshjen e fundit kemi marrë edhe rezultat pozitiv, 3 pikë me Armeninë.”

Ndeshja ndaj Kosovës: “E kam thënë edhe herën e kaluar, me respektin maksimal për Kosovën, por shkojmë aty për të marrë tre pikët.”

Edhe Esi Lufo, një nga golashënueset në ndeshjen ndaj Armenisë, ku Shqipëria e femrave arriti një rekord historik me fitoren 5-0, sheksoi seskuadra do të futet në fushë dhe do të bëjë lojën e saj për të marrë rezultate pozitive. Stadiumi “Air Albania” duket se i motivon më tepër, teksa Lufo dhe skuadra e shikojnë si një shtëpi të dytë, pas fitores me Armeninë.

Atmosfera në kampin kuqezi: “Atmosfera e vajzave është goxha e mirë. Po mundohemi që të japim maksimumin në stërvitje për të qenë sa më të bashkuara dhe për të krijuar atmosferën që të shkojmë në ndeshje me emocionet e duhura në ekip.”

Objektivat për këto dy ndeshje: “I vlerësojmë të dyja ekipet dhe do futemi në fushë si të barabarta me ato. Do bëjmë lojën tonë për të marrë një rezultat pozitiv dhe për t’u ngjitur sa më lart në grupe.”

A mund ta përsërisin vajzat kuqezi suksesin në Tiranë? “Air Albania është shndërruar shtëpia jonë dhe ne e quajmë stadium me fat, pasi morëm dhe fitoren e parë aty dhe shpresoj të vazhdojmë me të njëjtin rezultat dhe të njëjtin ritëm.”

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency