Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Femra/ Përcaktohen finalistet e US Open, përsëritet finalja e Romës

Rrugëtimi i turneut të US Open për këtë vit është drejt fundit. Sa u përket femrave, është  përcaktuar dhe finalja e madhe në New York: Swiatek përballë Jabeur.

Të dyja kanë zhvilluar një turne për t’u admiruar, pasi kanë dominuar në çdo raund të US Open. Polakja 21-vjeçare, në raundin gjysmëfinal mundi me rezultatin 2-1 Sabalenkan në një sfidë e cila zgjati për dy orë e 13 minuta.

Swiatek bëri një ndeshje spektakolare, duke rikthyer rezultatin, pasi tenistja bjelloruse e mundi në setin e parë me shifrat 3-6. Në dy setet e tjera polakja dominoi dhe i fitoi 6-1 dhe 6-4.

Jabeur e pati të lehtë ndeshjen e saj kundër Caroline Garcia. Tuniziania triumfoi me rezultatin 0-2 në një sfidë ku nuk pati asnjë surprizë dhe u dominua nga 28-vjeçarja.

Francezja nuk pati fuqi për të konkurruar në asnjë moment me Jabeur, e cila e mbylli sfidën për një orë e shtatë minuta. Dy setet përfunduan me shifrat 1-6 dhe 3-6.

Swiatek apo Jabeur, kush do të triumfojë në turneun e US Open për femrat? Përballja e fundit midis tyre është luajtur me 15 maj të këtij viti, në Romë, ku të dyja tenistet arritën përsëri në finalen e turneut WTA, me polakja Swiatek që triumfoi me rezultatin 2-0.

Katër përballje numërohet midis dy tenisteve dhe gjithçka është në balancë të plotë me nga dy fitore secila, por Swiatek ka avantazhin e triumfit në finalen e Romës. Gjithsesi, për Jabeur është koha për hakmarrje. Një sfidë për të mos u humbur, ku gjithçka do të vendoset më 10 shtator, në orën 22:00.

 

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...