Femra/ Reali i Madridit kryen transferimin rekord në futbollin spanjoll

Reali i Madridit thyen rekordin e kampionatit spanjoll në merkaton e futbollit të femrave. Klubi mbretëror ka shpenzuar 80 mijë euro për blerjen e danezes Sofie Svava, një shifër historike për futbollin spanjoll. Një shumë që i kalon ndjeshëm 60 mijë eurot që Betisi i Sevillas i ka paguar Atléticos për nënshkrimin me Ángela Sosa, që konsiderohej deri më tani transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit spanjoll për femra.
Më herët kishte bërë bujë edhe transferimi i Mapi León nga Atlético e Madridit te Barcelona për 50 mijë euro.
