Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Femra/Shqipëria mbyll eliminatoret me transfertën luzitane, Supersport është aty!

Kombëtarja shqiptare e femrave do të mbyllë sot eliminatoret për kampionatin europian me ndeshjen e fundit në grup që do ta luajë në Portugali në orën 18:45. Shqipëria pozicionohet në vendin e 5-të të grupit E me 6 pikë të grumbulluara në 7 ndeshje, pikërisht ato dy fitore ndaj Qipros e fundit me rezultatin 4-0 para pak ditësh. Ndërkohë Portugalia lufton për vendin e parë në grup teksa në 5 ndeshje ka grumbulluar 13 pikë po aq sa edhe Finlanda. Në ndeshjen e vajtjes të luajtur në Shqipëri, portugezët fituan minimalisht 0-1 në tetor në 2019-ës. Për Megi Doçin dhe vajzat e tjera kuqezi misioni për të marrë pikë në këtë transfertë të vështirë do të jetë thuajse i pamundur por në futboll kurrë mos thuaj kurrë dhe fitorja ndaj Qipros ka rritur moralin në kampin kuqezi. Për shkak të COVID-19, Shqipëria nuk ka në dispozicion Franjan dhe Legatan të cilat kanë dalë pozitive ndërkohë që drejt shtetit luzitan ka udhëtuar edhe trajneri Armir Grima i cili e ka mposhtur koronavirusin. Portugali-Shqipëri në orën 18:45 do të keni mundësi ta ndiqni live në Supersport.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...