Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Femra/Shqipëria nis grumbullimin për eliminatoret me Portugalinë dhe Finlandën

Shqipëria e femrave, e drejtuar nga Vioresin Sinani, ka nisur ditën e sotme grumbullimin për dy ndeshjet eliminatore të vlefshme për Grupin E, ndaj Portugalisë, më 4 tetor, në “Elbasan Arena, në orën 18:00, dhe transfertën ndaj Finlandës, më 8 tetor, në orën 18:00.

Skuadra është grumbulluar në qytetin e Elbasanit, ku do të kryejnë edhe seancat stërvitore në prag të ndeshjes me Portugalinë, që është edhe ndeshja e dytë për këto eliminatore të Grupit E (Shqipëria është në një grup me Skocinë, Portugalinë, Finlandën dhe Qipron).

Nën urdhrat e trajnerit Sinani janë 18 lojtare. Boshti skuadrës përbëhet nga futbollistet që luajnë me Vllazninë, Tiranën dhe Feronikelin, ndërkohë që një pjesë tjetër e grupit përbëhet nga vajza që luajnë në skuadra jashtë Shqipërisë, siç janë Rrahmani, Hila, Morina, Krasniqi, Begolli, Maksuti, Velaj e Bejleri.

Pas ndeshjesh me luzitanet, skuadra do të stërvitet në Elbasan deri më datë 6 Tetor, dhe në 7 Tetor në mëngjes do të udhëtojnë drejt Vasas në Finlandën ku më datë 8 Tetor do të luajnë ndeshjen e tretë eliminatore.

Lista për dy ndeshjet me Portugalinë dhe Finlandën:

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...