Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Femra/Shqipëria U-17, turne kualifikues për Europianin në Lituani

Kombëtarja U-17 e femrave, e drejtuar nga Agustin Kola, do të marrë pjesë në muajin shtator në raundin kualifikues për Kampionatin Europian të Femrave, raund që do të zhvillohet në Lituani nga data 10 deri më 17 Shtator. Në këtë raund kualifikues do të marrin pjesë katër skuadra, Republika e Irlandës, Greqia, vendasit e Lituanisë dhe Shqipëria.

17-vjeçaret e trajnerit Kola do të grumbullohen në datë 5 shtator, në kompleksin Tropikal për të zhvilluar seancat stërvitore dhe kolauduar grupin përpara nisjes për në Lituani, që do të bëhet në datë 9 Shtator. Më datë 10 Shtator, në orën 14:00, do të luhet edhe ndeshja e parë kundër Republikës së Irlandës.

Ndeshja e dytë është planifikuar të zhvillohet më datë 13 Shtator kundër fqinjëve të Greqisë, përsëri në orën 14:00. Ndeshja e tretë dhe e fundit në këtë turne kualifikues do të zhvillohet më datë 16 Shtator kundër vendasve të Lituanisë, e cila ashtu si edhe ndeshjet e para do të luhet në orën 14:00, më orën shqiptare.

Në këtë “Qualifying Round” që zhvillohet në muajin shtator kualifikohen dy skuadrat e para në çdo grup eliminator dhe 4 vendet e treta më të mira në të 11 grupet.

Ky është grumbullimi i dytë për këtë vit për Shqipërinë e femrave U-17, pas atij të zhvilluar në fillim të muajit mars, ku skuadra e Kolës u përgatit për pjesëmarrjen në UEFA Youth Girls Development, turne që u mbajt në Maltë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...