Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Femra/Shtetet e Bashkuara në çerekfinale, kalojnë edhe Kinën

Shtetet e Bashkuara siguruan vendin e parë në grupin D, pas vetëm dy ndeshjeve dhe për rrjedhojë skuadra e Dawn Staley-t mori edhe kualifikimin e drejtpërdrejtë për në fazën çerekfinale, pas fitores 100 –  88  ndaj përfaqësueses së Kinës. Ditën e shtunë në takimin hapës ekipi amerikan mposhti me 20 pikë Senegalin, pa shënuar dot më shumë se 87 pikë, ndërsa këtë herë favoritet absolute për të triumfuar në edicionin e 18 të botërorit të basketbollit për femra jo vetëm që kaluan kuotën e 100 pikëve, por gjithashtu treguan më së miri edhe diferencat e jashtëzakonshme që kanë me pjesën tjetër të planetit.

Pas koshit të parë të ndeshjes dhe avantazhit të vetëm të Kinës, Shtetet e Bashkuara të udhëhequra nga Breanna Stewart mbyllën periodën hapëse me shifrat 25-20, ndërsa në interval, pavarësisht se për një moment Kina u afrua në vetëm 1 pikë diferencë, basketbollistet amerikane shkuan me rezultatin 48-39. Në pjesën e dytë trajnerja Dawn Staley kurseu qendrën Tina Charles, që u ngarkua që në 20 minutat e para me tre gabime personale, gjithsesi Shtetet e Bashkuara, pa u sforcuar shumë, vazhduan lojën e tyre të zakonshme, duke kryer madje shumë zëvendësime.

Të paktën Kina krenohet me faktin që mbylli periodën e tretë në barazim 29-29, duke hyrë në 10-minutëshin përmbyllës me shifrat 77-68. Me shtimin e ritmit dhe lodhjen e basketbollisteve kineze, skuadra amerikane u shkëput në +18, 95-77, gjithsesi, në fund, me ndeshjen në kasafortë, ekipi i Dawn Staley-t lëshoi diçka, për të mbyllur krejt takimin me rezultatin përfundimtar 100-88.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...