Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Femra/Të premten, finalja e madhe Apolonia-Vllaznia

Apolonia dhe Vllaznia do të diskutojnë mes tyre Kupën e Shqipërisë për femra, trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar të femrave.

Ndeshja finale do të zhvillohet ditën e premte, në orën 13:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, dhe hyrja do të jetë falas për të gjithë sportdashësit. Ky është edicioni i dhjetë i këtij kompeticioni, që vit pas viti po shënon rritje të ndjeshme, ashtu si i gjithë futbolli i femrave në Shqipëri.

Apolonia e Fierit luan finalen e dytë në histori, ku përsëri gjen në finale Vllazninë, që e ka mundur 2 vite më parë. Vllaznia e Shkodrës është ekipi më i suksesshëm në këtë kompeticion, duke arritur ta fitojë 5 herë radhazi trofeun.

Edicionin e parë të Kupës së Shqipërisë për femra e ka fituar Tirana. Juban Danja dy herë, Ada e Velipojës një herë dhe trofetë e tjera i ka fituar Vllaznia.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...