Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Femra/ Traumë te Franca, gjendet e vdekur partnerja e portieres

Dhimbje dhe zi janë më përfaqësuesen franceze të femrave. Këtë javë skuadra francez mori një goditje të rëndë pasi u publikua lajmi për vdekjen e Camille Nell, partneres së Pauline Peyraud-Magnin, portieres së Francës. Camille Nell u gjet e vdekur në apartamentin që ndanin në Torino. Kujtojmë që Pauline Peyraud-Magnin është pesë e Juventusit.

Mesa duket ngjarja ka ndodhur pak ditë para se të niste Europiani i femrave. Portierja e Francës po kalon një moment të keq, teksa po konkurron me vendin e saj në këtë event. Ngjarja ka ndodhur më 4 korrik, por deri më tani nuk dihet shkaku i vdekjes.

Prokurori i Torinos, Enrico Arnaldi di Balme, deklaroi: “Kërkesat e familjes janë përmbushur për aq sa është e mundur. Ekipi im ka punuar që në fillim, në marrëdhënie të ngushta me konsullatën franceze në Milano”.

Camille dhe Pauline kanë qenë në një lidhje prej disa vitesh dhe kishin bërë një bashkim përmes PACS, një figurë ligjore franceze e ngjashme me një martesë civile.

Portierja është futbollistja e parë franceze që vendosi të fliste publikisht për homoseksualitetin e saj.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...