Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Femra\Luhen çerekfinalet e Botërorit, ja 4 përballjet

Do të përcaktohet sot çiftet gjysmëfinaliste të Botërorit të basketbollit të femrave që po zhvillohet në Spanjë.

Që në orën 12:30 zbret mbi parket favoritja absolute për ta fituar këtë trofe, skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të përballet me Nigerinë. Ekipi afrikan kaloi me shumë vështirësi, me vetëm një pikë më shumë Greqinë, por përballë “yje” të basketbollit amerikan të fermave duket një mision i pamundur.

Një përballje shumë interesante do të jetë ajo mes Australisë dhe Kinës, që do të zhvillohet në orën 15:00. Përfaqësuesja australiane u kualifikua në çerekfinale si kryesuese e Grupit B, ndërsa Kina fitoi derbin aziatik me Japoninë.

Në orën 18:30, do të luhet një përballje mjaft interesante mes dy përfaqësueseve europiane, Francë – Belgjikë. Ekipi belg u kualifikua si kokë grupi, ndërsa francezet eliminuan në fazën e 1/8-ave Turqinë.

Takimi i fundit çerekfinal luhet në orën 21:00 mes Spanjës dhe Kanadasë. Përfaqësuesja iberike arriti në çerekfinale pas suksesit 63-48 ndaj Senegalit, pot përballë kanadezeve, që u kualifikuan në këtë raund si të parat e Grupit A do të jetë një histori tjetër. Të gjitha takimet do të transmetohen nga Supersport.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...