Përfaqësuesja

Femrat/Kombëtarja e Kosovës e mposht sërish Bullgarinë

Kombëtarja e Kosovës në futbollin e femrave shënoi fitore edhe në ndeshjen e dytë miqësore kundër Bullgarisë, që u zhvillua, sot, në qendrën stërvitore “Boyana” në Sofje.

Edhe në ndeshjen e sotme vashat e drejtuara nga përzgjedhësja Afërdita Fazlija, e mbizotëruan plotësisht lojën, ndonëse të parat në epërsi kaluan bullgaret në minutën e 8-të.

Megjithatë, ky gol i hershëm i vendasve nuk e zmbrapsi dëshirën e futbollisteve të Kosovës për të dëshmuar cilësi, sidomos në pjesën e dytë, ku u treguan tejet efikase.

Shifrat i barazoi Flaka Asllanaj, në minutën e 49-të, kurse Kosovën në epërsi e kaloi Kaltrina Biçkaj, me golin e shënuar në minutën e 60-të. Ndërkohë, për fitoren bindëse të kombëtares kosovare u përkujdesen Besiana Reçica dhe Leonora Ejupi, të cilat shënuan nga një gol në minutat 71, përkatësisht 78-të.

Këto dy fitore pa dyshim e rritin entuziazmin, ndërsa për përzgjedhësen Fazlija këto dy miqësore shërbejnë për ta bërë sa më kompakte skuadrën para fillimit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në muajin gusht. Këtë ndeshje nga afër e kanë ndjekur edhe ambasadori i Kosovës, Edon Cana dhe ambasadorja e Shqipërisë, Donika Hoxha.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency