Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Femrat, Shqipëria sot në fushë kundër Polonisë

Sot, në orën 17:30, Kombëtarja Shqiptare e futbollit për femra do të zhvillojë ndeshjen e radhës për eliminatoret e Botërorit “Francë 2019” me Poloninë në stadiumin “Osrodek Sportu i Rekreacji”, në Wloclawek.

Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Armir Grima, ka mbërritur ditën e djeshme në shtetin polak për të matur sot forcat me skuadrën që renditet e dyta në Grupin 2, ku bëjmë pjesë edhe Bjellorusia, Zvicra e Skocia. Në 5 ndeshjet e zhvilluara deri tani, Shqipëria ka pësuar vetëm humbje (Shqipëri – Zvicër 1-4, Bjellorusi – Sqipëri 1-0, Skoci – Shqipëri 5-0, Shqipëri – Poloni 1-4 dhe Zvicër – Shqipëri 5-1).  Ndeshja e radhës e përfaqësueses së femrave do të luhet në “Elbasan Arena” me Bjellorusinë më 10 prill. Hyrja në stadium për këtë ndeshje do të jetë falas.

Grupi 2, renditja

Zvicra             15 pikë

Polonia           6 pikë

Skocia             6 pikë

Bjellorusia       3 pikë

Shqipëria        0 pikë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...