Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Femrat U17/ Triumf i pastër ndaj Maqedonisë së Veriut, Shqipëria e mbyll në vendin e dytë

Shqipëria e femrave U17 mbylli siparin e ndeshjeve kualifikuese të Europianit me një fitore tejet të rëndësishme. Triumfi me rezultatin 4-2 ndaj rivalëve direkt të Maqedonisë së Veriut i siguroi vajzave kuqezi vendin e dytë në Grupin e 3 të Ligës B. Llogaria e golave u hap shumë shpejt pas vetëm disa sekondash lojë, ku Vasa finalizoi mjeshtërisht pas një skeme nga goditja e këndit.

Sidoqoftë, reagimi i ekipit maqedonas erdhi në mënyrë të menjëhershme teksa në të 14’, Pavlovska vendosi në ekuilibra takimin. Por, për të na dhënë edhe njëhërë tjetër epërsinë çerek ore para fundit të pjesës së parë mendoi Muça, që përfitoi maksimalisht nga përgjumja në mbrojtjen e Maqedonisë së Veriut. Në të 58’, Kodra çoi në 3-1 rezultatin, ku u mendua edhe një mbyllje e parakohshme fateve të sfidës. Ndryshe mendoi Sela, që në minutën e 70’ ngushtoi diferencat duke krijuar iluzionin se loja do të bëhej më intriguese në përfundimin e saj.

Në momentin më të mirë të kundërshtareve, Muça tronditi sërish portën maqedonase me një finalizim me kokë, duke hipotekuar përfundimisht 3 pikët. Renditja në vendin e dytë pas një kombëtareje si Skocia është mëse e pranueshme, ndërsa lënia mbrapa e rivalëve direkt të Maqedonisë së Veriut dhe Azerbajxhanit mund të konsiderohet si suksesi më i madh.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...