Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Femrat/ Vllaznia mposht Apoloninë dhe afrohet me titullin, derbi i kryeqytetit bardheblu

Është mbyllur java e 16-të e kampionatit të femrave, që ka prodhuar ndeshje mjaft interesante. Vllaznia duket se është tashmë në rrugën e duhur drejt titullit të nëntë kampion, teksa së fundmi ka arritur të mundë rivalen kryesore për titull, Apoloninë. Në sfidën e zhvilluar në Shkodër, në stadiumin “Reshit Rusi”, shkodranet kanë fituar me poker ndaj fierakeve, me ndeshjen që zgjati barazim vetëm për 28 minuta.

Berisha zhbllokoi rezultatin minutën e 28-të për Vllazninë, ndërsa në pjesën e dytë, verioret do të realizonin edhe tri gola të tjerë, me Esmeralda Franjën, Megi Doçin e Esi Lufon. Një fitore që është mjaft e rëndësishme për Vllazninë, që shkëputet kështu 5 pikë nga vendi i dytë që mbahet tashmë nga skuadra e Tiranës, pasi mposhti në derbi ekipin e Partizanit.

U zhvillua ditën e sotme kjo ndeshje e rëndësishme e kampionatit të femrave, që gjithmonë sjell tifozë e emocione në fushë. Vajzat bardheblu ishin të parat që kaluan në avantazh me Vishkullin, që në minutën e 7-të të takimit, teksa Partizani arriti të barazojë rezultatin në minutën e 29-të me Tabakun.

1-1 u mbyll fraksioni i parë i lojës, teksa 13 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Ago dyfishoi shifrat për Tiranën. Pak minuta zgjati gëzimi në kampin bardheblu, teksa nga pika e bardhë e penalltisë Begallo barazoi rezultatin në 2-2. Heroina e kësaj ndeshjeje ishte Vishkulli, e cila realizoi edhe golin e tretë të sfidës, duke vulosur rezultatin dhe duke i dhënë tre pikët Tiranës, në një ndeshje të rëndësishme për të dyja ekipet.

Rezultatet pas javës së 16-të:

Vllaznia 4-0 Apolonia

Tirana AS 0-4 Kinostudio

Murlani 8-0 Lushnja

Skënderbeu 1-4 Teuta

Partizani 2-3 Tirana

Sa u përket ndeshjeve të tjera, në derbin tjetër kryeqytetas, Kinostudio mundi gjithashtu me poker skuadrën e Tirana AS. Baftia me dy golëshin e saj, Cyme Lulaj e Kuim i dhanë tre pikët Kinostudios në këtë sfidë. Një fitore që i mban kryeqytetaset vetëm tre pikë larg Murlanit të vendit të pestë, që këtë javë fitoi me shifrat e thella 8-0 në Shkodër, duke mundur skuadrën e Lushnjes, që këtë edicion nuk ka treguar një formë të mirë, teksa renditet në fundin e klasifikimit.

Protagonistet e golave për ekipin verior ishin Ferreira dos Santos me tripletë, teksa Vasa arriti të realizojë një dy golësh. Gjergji, Luiz Kabral e Tanushi lanë gjithashtu gjurmët e tyre në këtë fitore të rëndësishme për skuadrën e tyre. Edhe Teuta mori një fitore të rëndëishme në transfertën e Korçës, ku mundi Skënderbeun me shifrat 1-4.

Kjo sfidë u duk se u mbyll që në 20 minutat e para, teksa Bushi, Delilaj dhe Zotkaj realizuan shumë shpejt për bregdetaret. Potomi ngushtoi rezultatin për juglindoret, por pa ndryshuar fatin e lojës. Puca në fund realizoi edhe golin e katërt për Teutën, duke vulosur rezultatin dhe duke u kthyer në Durrës me tre pikë.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...