Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fenerbahce do Hasin, trajneri shqiptar mendon të lërë Al Raed!

Pas eksperiencave me klube të mëdha si Anderlecht, Legia e Varshavës dhe Olympiacos, Besnik Hasi mund të provojë një aventurë të re te gjigandët turqë të Fenerbahce. Lajmi i bujshëm për interesimin e verdhezinjëve nga Stambolli për trajnerin shqiptar raportohet nga mediat turke, me Fenerbahcen ku luan edhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës Vedat Muriqi që është vënë në lëvizje për të firmosur me Hasin pasi shikon tek ai njeriun ideal për stolin, pasi një sezoni poshtë pritshmërive.

Sipas gazetës “Arriyadiyah”, edhe pse Hasi ka kontratë për një vit me klubin e Al Read, interesimi i Fenerbahces duket se e ka tunduar tej mase ish-kapitenin e Kombëtares.Gjithashtu raportohet se klubi arab, ka dërguar në Belgjikë në ditët e kaluara një avion privat për të marrë Hasin dhe familjarët e tij për t’i kthyer në Arabinë Saudite. Trajneri ka udhëtuar drejt klubit arab, por deri tani nuk ka dale ende në stërvitje me skuadrën, për shkak të situatës nga COVID-19.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...