Merkato

Fenerbahce e dashuruar pas kosovarëve, pas Muriqit gati të afrojë edhe Hadërgjonajn!

Një tjetër futbollist i përfaqësueses së Kosovës mund t’i bashkohet Vedat Muriqit te Fenerbahce. Bëhet fjalë për Florent Hadërgjonajn i cili është në pronësi të klubit anglez të Championship Huddersfield me të cilët ka edhe një vit kontratë. Në merkaton e dimrit 25-vjeçari i cili sëfundmi është aktivizuar titullar te përfaqësuesja e dardanëve nga trajneri Bernard Challandes, u transferua në formë huazimi te Kasimpasa në Superligën turke dhe falë formës së mirë që ka treguar me skuadrën e vogël nga Stambolli ka përfunduar në radarët e gjigandëve të Fernerbahces.

Hadërgjonaj i cili ka dalë si futbollist nga zviceranët e Young Boys dhe është aktivizuar edhe për skuadrat e moshave të përfaqësueses helvete është një xhol pasi përshtatet edhe si mbrojtës i djathtë por edhe si mesfushor i djathtë. Fenerbahce sheh te Hadërgjonaj zëvendësuesin ideal të ish-juventinit Maurizio Isla i cili do të largohet nga verdhezinjtë gjatë kësaj vere.

2 vite më parë Huddersfield sapo u ngjit në Premier League shpenzoi 5 milionë euro për të blerë kartonin e Hadërgjonaj nga Ingolstadt ndërsa aktualisht faqja e specializuar transfermarkt e vlerëson futbollistin e Kosovës, 4 milionë euro. Gjithsesi edhe nëse transferohet te Fenerbahce në merkaton e ardhshme, vështirë se 25-vjeçari do të gjejë aty bashkëkombasin e tij Vedat Muriqi pasi sulmuesi shtatlart kërkohet nga disa skuadra të mëdha në Europë dhe mund të largohet nga ekipi turk.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency