Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Fenerbahce ka refuzuar ofertën 25 milionë euro të Man. United për “yllin” e Kosovës

Klubi i Fenerbaces ka refuzuar plot 25 milionë euro për kartonin e gjigantit të Kosovës, Vedat Muriqi. Sipas sajtit turk, “Fotospor”, këtë shumë e ka ofruar Manchester United në ditët e fundit të merkatos, por që nuk është pranuar nga drejtuesit e skuadrës nga Stambolli, që nuk ka dashur të privohen nga futbollisti në janar, pasi nuk do të kishin asnjë mundësi për ta zëvendësuar.

Fenerbahce do të jetë e gatshme për të diskutuar për kartonin e Muriqit gjatë verës së ardhshme, por duan të paktën edhe 5 milionë euro më shumë, pra që oferta të rrumbullakoset në 30 milionë euro.

Menaxherit i Muriqit, Haluk Canatar, mësohet se kishte kërkuar një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh në kontratën e klientit të tij, por drejtuesit e Fenerbahces nuk pranuan, duke premtuar se do të linte lojtarin të largohej nëse vjen një ofertë e përshtatshme.

Qendërsulmuesi prizrenas, i cili ka 23 paraqitje dhe 8 gola për Kosovën, ka shfaqur formë shumë të mirë më ligën turke me 13 gola dhe pesë asistime në 20 ndeshje këtë sezon.

Në fakt, janë gjashtë klube të Ligës Premier që i janë vënë pas Vedat Muriqit, ndaj në verë pritet luftë e nxehtë për sulmuesin shqiptar.

Bordi drejues i “Kanarinave të Verdha” (Fenerbahces) mendon se forma e Muriqit është e tillë që ata mund të arkëtojnë deri në 50 milionë euro pas një sezoni të plotë.

Përveç Unitedit, interesim për “yllin” e Dardanëve kanë shprehur edhe Tottenham Hotspur, Bournemouth dhe Burnley.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...