Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Fenerbahce kërkon të transferojë në janar Arbër Zenelin

Arbër Zeneli në orbitën e skuadrës turke Fenerbahce. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës po kalon një periudhë të artë te Heerenveni në Eredivisie, ndaj dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, siç janë dhe gjigantët turq.

“Arbër Zeneli është preferencë e Fenerbahçes për afatin kalimtar të janarit. Zeneli ka dëshmuar veten në Holandë. Fenerbahçe duhet ta bindë mesfushorin, pasi në garë janë edhe Ajaxi dhe PSV-ja”, shkruan “fanatik.com.tr”.

“Kanarinat e verdha” zë vendin e 13-të në Superligën e Turqisë gjersa në Ligën e Evropës zënë vendin e dytë në Grupin D.

Futbollisti 23-vjeçar këtë edicion në elitën e futbollit holandez ka shënuar dy gola në 12 paraqitje dhe ka dhënë 7 asiste.

Sipas transfermarkt.de vlera e kartonit të Zenelit është 5 milionë euro.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...