Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fenerbahçe reagon pas finales së Superkupës: Rebelim ndaj padrejtësive

Ka hyrë në nje kaos të vërtetë ambienti futbollistik në Turqi. Zanafilla e gjithë kësaj rrëmuje vjen nga ndeshja Trabzonspor-Fenerbahce. Tifozët vendas pas ndeshjes sulmuan fizikisht lojtarët, me këta të fundit që iu reaguan po me të njëjtën monedhë.

Fill pas kësaj, do të vinte finalja e Superkupës me Galatasaray dhe Fenerbahce, por këta të fundit iu drejtuan federatës së futbollit me kërkesën për shtyrjen e ndeshjes, për shkak se Fenerbahce është e angazhuar në kupat e Europës, ku do të përballen ndaj Olympiacos në Conference League.

Mirëpo, kjo kërkesë u refuzua dhe si të mos mjaftonte kjo, federata turke nuk mori në konsideratë edhe kërkesën tjetër të klubit të Fenerbahce që ndeshja e Superkupës të gjykohet nga arbitër i huaj.

Lexo edhe: 

Presidenti Ali Koc paralajmëroi se në sfidën ndaj Galatasaray, skuadra e tij do të zbriste në fushë me ekipin u-19. Pikërisht kjo ndodhi në mbrëmjen e së dielës. Fenerbahce del në përballje me futbollistët e rinj të moshave. Menjëherë sapo nis dueli, Galatasaray shënoi me Mauro Icardin, por pas festës, skuadra e Fenerbahce u tërhoq nga fusha e lojës në shenjë revolte.

Pas kësaj situate, Galatasaray zyrtarizoi titullin në rrjetet sociale dhe madje për të argëtuar tifozët, zhvilluan një ndeshje stërvitore me lojtarët e stolit. Mesditën e së hënës, klubi i Fenerbahce doli në një deklaratë zyrtare, në lidhje me skenën që u pa në finalen e supërkupës:

Klubi mori këtë vendim për shkak të parimeve dhe vlerave në të cilat beson dhe sepse kemi arritur në pikën e rebelimit ndaj padrejtësive që kemi pësuar. Si klubi më i madh sportiv, ne do të vazhdojmë të rezistojmë sot dhe në të ardhmen ashtu siç bëmë të dielën”-mbylli deklaratën zyrtare Fenerbahce.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...