Katar 2022

Fenomeni nuk ka dyshime: Ja kush e fiton Botërorin e Katarit

Ka lënë futbollin prej vitesh, e megjithatë konsiderohet një ndër qendërsulmuesit më të fortë dhe spektakolarë të të gjitha kohërave. Bëhet fjalë për Ronaldo Fenomenin, ende i lidhur me botën e futbollit, tanimë si President i Valladolid në Spanjë.

Fenomeni ishte së fundmi në Sao Paolo ku gjatë një eventi promocional foli edhe për Kupën e Botës në Katar dhe skuadrën favorite. Pak dyshime ka për ish lojtarin e Interit, Brazili mbetet gjithmonë favorit në një kompeticion kombëtaresh dhe edhe këtë herë për një motiv që sipas tij mban emrin Neymar.

“Ky Botëror nuk do të jetë ndryshe, por nëse Neymar është mirë fizikisht dhe i përqendruar në 100% në këtë Kupë Bote, do të kemi shumë mundësi për ta fituar titullin”, tha Fenomeni.

Më pas Ronaldo e shtjelloi më tej mendimin e tij duke u shprehur.

“Kemi një skuadër të madhe, lojtarë të mëdhenj, por mbi të gjitha kemi Neymar që është shumë ndryshe nga lojtarët e tjerë si në aspektin teknik ashtu edhe fizikisht”.

Fenomeni duket se ka një vlerësim shumë të madh për Neymar që padyshim do të jetë ndier i përkëdhelur nga fjalët e një prej qendër-sulmuesve më të fortë që ka njohur futbolli.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency