Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ferdinand “hedh në kosh” të gjithë transferimet e 10 viteve të fundit te United: Vetëm një e bën diferencën!

Pas disfatës së fundit ndaj Everton, duket se edhe ky sezon mund të konsiderohet i dështuar për Manchester United. Djajtë e Kuq me shumë mundësi nuk do të mund të mbërrijnë vendin e katërt në Premier League dhe për pasojë nuk mund të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Një dështim i tillë, ka bërë që legjenda e United, Rio Ferdinand të shpërthejë në kritika sa i takon menaxhimit të klubit dhe sidomos punës së drejtuesve në merkato teksa thekson se diferencën e bën vetëm Bruno Fernandes.

“Te United janë në rregull me pjesën logjistike, me fushat e stërvitjes dhe gjithçka tjetër, por kur sheh futbollistët mbetesh i pakënaqur. Duhen marrë edhe lojtarët e duhur në merkato dhe që i shkojnë për shtat historisë së klubit. Nëse iu hedh një sy lojtarëve të cilët janë afruar në 10 vitet e fundit te United, atëherë lind pyetja sa prej tyre janë rritur në vlerë apo janë përmirësuar?

Mendoj se diferencën e bën vetëm Bruno Fernandes, nuk mendoj se dikush tjetër ia ka dalë të lërë mbresa. Dhe këtu fajtor është trajneri, klubi, ata që merren me transferimin e futbollistëve dhe këtu ka nevojë për përmirësim të menjëhershëm. Nëse nuk ndryshon këtë mënyrë, këtë ideologji, atëherë nuk mund të ndryshojë skuadra”, u shpreh Ferdinand.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...