Intervista e Cristiano Ronaldos për The Sun ku akuzoi disa persona nga klubi i Manchester United se kërkojnë ta largojnë, ndërsa theksoi se nuk ka respekt për trajnerin Erik ten Hag, kanë shkaktuar një zhurmë të madhe mediatike. Së fundmi, edhe Rio Ferdinand është rreshtuar kundër portugezit duke theksuar se në këtë rast nuk mund të mbajë krahun e CR7 ndërsa shtoi se dashuria mes Ronaldos dhe United mund të konsiderohet e përfunduar.
“Nuk mund ta mbroj këtë herë Ronaldon. Thellë brenda meje e kuptoj se historia e dashurisë mes Ronaldos dhe Manchester United ka përfunduar dhe tashmë mbetet që ai të largohet. Nuk shoh asnjë mënyrë tjetër se si mund të përfundoj kjo histori.
Edhe klubi nuk besoj se kërkon që Ronaldo të rikthehet. Deri para kësaj interviste unë mbaja anën e Ronaldos dhe mendoja se klubi duhej të kishte vendosur një komunikim më të mirë. Por, tashmë më duket gjithçka e përfunduar”, tha Ferdinand.
