Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Ferit Keta feston në Tetovën kuqezi, triumfon me knock-out ndaj boksierit gjeorgjian

Në ditën e 110-vjetorit të Pavarësisë, boksieri i njohur, Ferit Keta u rikthye në ring, këtë herë nga qyteti i Tetovës, ku sfidoi dhe mposhti me knock-out gjeorgjianin Levani Lukhutashvili.

Nën një atmosferë mjaft të bukur, boksieri shqiptar u shfaq dukshëm superior ndaj kundërshtarit dhe zgjidhi gjithçka me knock-out, pa pasur nevojë të presë vlerësimin e arbitrave.

Kjo ishte ndeshja e 15 në karrierë për Ferit Ketën, që u rikthye në ring pas rreth një viti e gjysmë dhe ia doli të ruajë pathyeshmërinë e tij në boksin profesionist.

Pas ndeshjes, Ferit Keta nuk ngurroi të falënderojë tifozët dhe organizatorët, teksa nuk mungoi as një mesazh për familjen Jashari, pikërisht në ditën e lindjes së heroit Adem Jashari.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...