Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Ferit Keta gati për duelin ndaj Blokland: Vlerësim po, frikë jo!(Video)

Përgatiti:Glendi Tafaj

Më 14 Gusht kalaja shumë shekullore e Bashtovës do të ripërjetojë pas një kohë të gjatë duelet epike, luftëtarët do të vendosen përballë njëri-tjetrit për të përcaktuar se kush do të ngjitet në fron. Ferit Keta, njeriu i rekordeve me asnjë humbje si profesinist në boks e kick-boks do të ngjitet në ring për të marrë në duar kurorën e kampionit të botës në federatën prestigjoze IKBF përballë një prej kickbokserave më të njohur si Gulliermo Blokland. Një betejë që do të jetë e ashpër dhe që do të dhurojë drithërima e emocione. Vetë luftëtari shqiptar sëbashku me trajnerin e tij Ismail Ketën janë përgatitur deri në detajet më të vogla për të qënë në lartësinë e pritshmërive mbrëmjen e kësaj të shtune.

29-vjeçari Blokland me origjinë nga Surinami por i rrritur sportivisht në një prej vendeve më të njohura për zhvillimin e Kickboksit si Holanda konsiderohet një kundërshtar i fortë dhe në këtë aspekt Feriti dhe Ismaili e vlerësojnë maksimalisht atë që mbiquhet “Cobra”, të kuptohemi vlerësim kanë shumë, por frikë aspak.

Do të luftohet për titullin botëror IKBF me K1 Rules, një gjerdan i artë që të motivon dhe 32-vjeçari nga Bulqiza është gati që atë gjerdan ta marrë në shtëpi, në një kohë që trajneri i tij Ismail Keta ka një sugjerim për luftëtarin e tij.

Në Kalanë e Bashtovës pranë Rrrogozhinës do të ketë mbi 2000 spektatorë duke e bërë këtë përballje e cila mban mbishkrimin shumë të dashur “Duel në themel” eventin e parë të kicboksit me një prani kaq të madhe spektatorësh që pas pandemisë, dhe mbështetja e publikut do të jetë një shtysë e madhe për Ferit Ketën.

Vendi ku do të zhvillohet ky event i madh i sportit  shqiptar është mjaft i veçantë dhe vllezërit Keta janë përjekur gjithnjë që krahas sportit të promovojnë edhe bukuritë natytore dhe pasuritë kulturore të vendit tonë, në një kohë që edhe kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës Edison Memolla po e mirëpret me entuziazëm këtë eveniment.

Supersfida mes Ferit Ketës dhe Gulliermo Blokland do të zhvillohet këtë të shtunë duke nisur nga ora 19:00 dhe do të transmetohet live në Digitalb Supersport, teksa platforma prestigjoze gjermane Bild do të jetë gjithashtu e pranishme për të pasqyruar këtë eveniment unik.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...