Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Ferit Keta: Më ka munguar ringu, synoj titullin!(Video)

“Një grusht pandemisë“, kjo është moto e një luftëtari në këto kohë të vështira. Një fighter është mësuar të gjunjëzojë me forcën e moralit më shumë se sa me forcë fizike çdokënd dhe gjithçka që kërkon ta largojë nga ëndrrat e tij. Ferit Keta është gati të rikthehet, i ka munguar ringu, sfidat dhe adrenalina. Me një rekord perfekt në boksin profesionist prej 13 fitoresh, 10 prej të cilave me “knock-out“ dhe asnjë humbjeje, dhe kampion i botës ne fuqi në kickbox ka më shumë se një sezon e gjysmë që nuk e ka provuar emocionin e ringut. 32- vjeçari nga shtëpia e tij e dytë “Keta’s Fight Club“ tregon se si e ka përjetuar këtë periudhë të gjatë shkëputjeje.

Trajneri i Feritit, Ismail Keta, tregon gjithashtu vështirrsitë gjatë kësaj periudhe dhe pse luftëtari tij nuk ka qendruar i përgjumur, përkundrazi ka qënë më i ndezur se asnjëherë.

Stërvitja nuk është ndërprerë asnjëherë për Ferit Ketën, bulqizaku ka punuar gjithnjë sikur ndeshja e rradhës të ishte “pas derës“, kjo ka bërë që fizikisht Keta të jetë në maksimum.

Për shkak të pandemisë, eventet e boksit kanë qënë të kushtëzuara, por shumë shpejt Keta do të ngjitet në ring dhe sfida do të jetë tej mase e rëndësishme sepse mund të hapë rrugën për një duel madhështor.

Ndërkohë Ismail Keta që perveçse trajneri i Feritit është edhe një nga promotorët më të njohur, po përgatit një event unik në vendin tonë.

Tek vëllezërit Keta, Ismaili ka qënë gjithnjë ideatori, Feriti më i qeti, ndërsa më eksplozivi ka qënë Gjetani, a do kenë më mundësinë që tifozët e Iron Mike Keta ta rishohin atë në ring?!!

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...