Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Fernandes zbulon prapaskenat te United: Ai kishte mentalitet dhe sjellje të gabuar!

Manchester United e mbylli me fitore 0-1 fazën e grupeve të Europa League teksa “Djajtë e Kuq” mposhtën në transfertë Real Sociedad. Megjithatë, falë golavarazhit ishin spanjollët ata që e mbyllën në vend të parë Grupin E, duke zhvlerësuar në një farë forme suksesin e anglezëve. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Alejandro Garnacho, djaloshi i talentuar argjentinas, i cili shfrytëzoi një asist të Cristiano Ronaldos.

Në fakt, pritej që 18-vjeçari të kishte më shumë hapësira në skemat e trajnerit Erik ten Hag, megjithatë është Bruno Fernandes ai që shpjegon arsyet pse Garnacho nuk ka marrë minutazhin e pritshëm. Sipas portugezit, në fazën përgatitore, Garnacho nuk ka pasur sjelljen e duhur dhe diçka e tillë e ka penalizuar shumë në sytë e trajnerit Ten Hag.

“Garnacho zhvilloi një ndeshje të mirë, por ne presim shumë nga një si ai. Megjithatë, është ende i ri dhe po ia del mbanë. Në fazën përgatitore kur skuadra nisi turin, Garnacho nuk pati sjelljen e duhur dhe besoj se kjo është arsyeja që deri më tani nuk ka pasur shumë minuta në fushë.

Nuk stërvitej mirë, kishte gjithashtu edhe probleme të mentalitetit. Gjithsesi, tashmë ka nisur të stërvitet mirë, ka një sjellje tjetër dhe e meriton shansin për të treguar aftësitë e tij. Jemi shumë të lumtur me të dhe më vjen mirë për golin që shënoi”, tha Fernandes.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...